Policia në Batincë e ka bastisur shtëpinë e Munir Pepiqit me urdhër të PSP-së?

Përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” sot në mëngjes në fshatin Batincë të Shkupit e kanë bastisur shtëpinë e Munir Pepiqit, i punësuar në stacionin policor “Be-ko”, me urdhër të Prokurorisë Speciale, mëson TV21, transmeton Portalb.

Nga Prokuroria Speciale e kanë konfirmuar lajmin se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit për rastin “Titanik” është kryer bastisje, nga atje kanë shtuar se nuk ka persona të arrestuar, por nuk njoftojnë se çfarë është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

Përndryshe, personi Munir Pepiq është përmendur edhe në të ashtuquajturat “bombat” e liderit të opozitës ku një bashkëbisedues me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski thonë se personi në fjalë është ai që i bën letërnjoftimet, transmeton Portalb.

Biseda mes Mile Janakieskit dhe bashkëbiseduesit

Bashkëbiseduesi: Ej Mile.

M.J: Nga e ke atë informatë?

Bashkëbiseduesi: A?

MJ: Nga e ke atë informatë?

Bashkëbiseduesi: Pepiç be, ky çka bën letërnjoftime

MJ: Prej nga e ka informatën ai?

Bashkëbiseduesi: Tani do ta pyes nga e ka. Në Çarshi punojnë, kanë dyqan.

MJ: Hajt çao.

munir-pepic-gr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button