Rama: Sollëm në Kuvend numrin më të madh të grave, jo kriminelët

Në takimin me gratë socialiste me rastin e 8 Marsit, kryeministri Edi Rama gjeti rastin që t’u përgjigjet akuzave të Ben Blushit për ata që i quan “kriminelë” në parti.

“Përpiqen të identifikojnë Partinë Socialiste dhe grupin e saj me krimin dhe kriminelët. E vërteta është krejt ndryshe. E vërteta është që ne jemi forca politike që ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, jo kriminelët, por numrin më të madh të grave dhe vajzave që ka patur ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë. I ka sjellë vota e socialistëve dhe mbështetja jonë si partia më e madhe në vend”, tha ai.

Rama foli për shifra historike të përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe kjo falë politikave të Partisë Socialiste.

“Falë një procesi të jashtëzakonshëm riorganizmi kemi sot 30 mijë anëtarë të rinj dhe këtu kemi një numër të jashtëzakonshëm grashë dhe vajzash, ndërsa në qeveri kemi 8 gra ministre, një shifër historike për Shqipërinë. Por përtej faktit që janë gra, janë 8 anëtare të kabinetit me profesionalizëm, integritet dhe rezultate të spikatura”, tha Rama.

Ndër këto anëtare të kabinetit, Kryeministri vlerësoi Lindita Nikollën.

“Kemi patur profesorë, doktorë e shkencëtarë në krye të arsimit, por u desh ardhja e një mësuesje gjimnazi, që u bë drejtore gjimnazi e më pas kryetare e një njësie administrative për të bërë një reformë historike”, u shpreh ai.

Nga përvoja personale në krye të Qeverisë, Rama foli për vartësit më të vështirë që ka në kabinet dhe ato janë gratë.

“Debatet më të vështira dhe tërheqjet më të mëdha në debat i kam me gratë ministre dhe jo me burrat, debatin më të vështirë, ku jam tërhequr unë e kam patur me Lindita Nikollën për mënyrën sesi duhej çuar përpara reforma në arsim dhe koha i dha të drejtë Linditës, megjithëse do kisha dashur të më jepte të drejtë mua”, shtoi ai.

Rama iu referua një thënie të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher për të shpjeguar profesionalizimin dhe efikasitetin e grave në pushtet.

“Nëse doni muhabet merrni burrat dhe keni sa të duash, nëse doni të mbaroni punë, merrni gratë”, tha ai, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button