Nga Siberia në Australi: Gruaja që përshkoi 10 mijë milje në këmbë

Çfarë e shtyn një grua të ec për  1000 ditë?

Udhëtimi i Sarah Marquis përshkroi dy kontinente, gjashtë vende dhe tetë palë çizme për udhëtime.

Iu deshën tre vjet, 3,000 gota çaji dhe udhëtimin e bëri e vetme  në këmbë.

Pse?

“Ishte një ëndërr  e imja,” tha ajo. “ Kjo është një përgjigje ndaj thirrjes që kam pasur brenda meje. Dua ta kuptoj natyrën dhe nga çfarë jam bërë  në një nivel më të thellë.”

Marquis tani është 43 vjeçare, ka lindur në një fshat të vogël në veri të Zvicrës.

Ajo tha se është rritur e rrethuar nga kuriozitetit dhe e ka kaluar fëmijërinë  në një fshat të thellë të Zvicrës, duke  ngjitur pemët dhe shikuar zogjtë.

Kur ishte tetë vjeçare ajo doli për shëtitje me qenin e saj dhe kaloi natën në një shpellë.

“Ju nuk bëheni aventurier, ju lindni i tillë,” ka thënë ajo, raporton CNN, përcjellë Klan Kosova.

Përderisa u  rrit, aventurat e saj u bënë më madhështore dhe më të gjëra.

Përgjatë viteve ajo ngjiti Zelandën e Re, kaloi SHBA-të, kaloi 14 mijë kilometra rreth Australisë.

Por më 2010 ajo nisi odisenë e fundit.  7 pelegrinazhe që mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Udhëtimi i saj tre vjeçar kaloi nga Siberia nëpërmjet shkretëtirës Gobi , Kinës, Laos dhe Tajlandës.

sarah 2

sarah 3

sarah 4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button