Real Madrid afër çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Reali i Madridit është shumë pranë çerekfinales në Ligën e Kampionëve në futboll, ndërsa për të konfirmuar kualifikimin do të duhet të luajë sonte ndeshjen e kthimit me ekipin italian Roma, të cilin e fitoi në terren mysafir me rezultatin 2-0, raporton Anadolu Agency (AA).

“Roma nuk është pa gjasa”, deklaroi trajneri madrilen Zinedine Zidane.

“Roma është një ekip i mirë, mirëpo më shumë jam i preokupuar me atë që ne do ta bëjmë. Sulmuesit e tyre janë shumë të mirë. Nëse nuk e kryen punën si duhet mund të eliminohesh”, tha ai.

Sulmuesi i Realit, Karim Benzema sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë në ndeshjen e sontme si pasojë e një lëndimi. Sulmuesi 28 vjeçar ka shënuar katër gola në pesë paraqitjet në ligën e Kampionëve.

Për Romën, mesfushori qëndror Daniele De Rossi dhe mbrojtësi Antonio Rudiger do të mungojnë si pasojë e dëmtimeve.

Ylli portugez në Madrid, Cristiano Ronaldo, po kalon në një formë të shkëlqyeshme duke shënuar katër gola në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigo në kampionatin spanjoll. Ai kryeson listën e golashënuesve në LK me 12 gola në shtatë ndeshje.

“Kam kërkuar nga ekipi të bëjë të pamundurën. Mënyra se si stërvisin më lejon të kërkojë një gjë të tillë. Duhet të shënojmë herët, pastaj do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha trajneri i Romës, Luciano Spalletti.

Përballja e dytë mes Realit dhe Romës në Santiago Bernabeu fillon në ora 20:45.

Ndeshja e dytë do të luhet në Gjermani mes Wolfsburg-ut dhe klubit belg Gent në Volkswagen Arena në ora 20:45. Gjermanët kanë avantazhin nga ndeshja e parë me rezultatin 3-2.

Ekipet e para të cilat do të sigurojnë çerekfinalen do të dihen sot dhe nesër.

E martë: Wolfsburg (Gjermani) – Gent (Belgjikë) (3-2), dhe Real Madrid (Spanjë) – Roma (Ital) (2-0)

E mërkurë: Zenit (Rusi) – Benfica (Portugali) (0-1) dhe Chelsea (Angli) -Paris Saint-Germain (Francë) (1-2)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button