Gjermani, 17 persona nën hetime për skandalin në Volkswagen

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se ka shkuar në 17 numri i personave të përfshirë në hetimin për skandalin në Volkswagen lidhur me një mashtrim të mundshëm për emetimin e gazrave.

Zëdhënësi i prokurorit nga Braunschweig, Klaus Ziehe, ka konfirmuar raportin të publikuar nga grupacioni medial “Funke” të martën, në të cilin shkruan se numri i të dyshuarve për hetimin në fjalë është rritur nga gjashtë në 17.

Ai nuk identifikoi asnjërin nga të dyshuarit edhe pse gazeta shkruan se në mesin e tyre nuk ka nga bordi aktual menaxherial, as nga ish bordi menaxherial.

Prokurorët nisën një hetim në shtator për të përcaktuar përgjegjësinë për mashtrimin lidhur me shitjen e veturave me të dhëna të manipuluara për emetimin e gazrave.

Skandali mori në publicitet në shtator të vitit të kaluar atëherë kur agjencia amerikane për Mbrojtje të Ambientit tha se Volkswagen ka instaluar në qindra mijë vetura një softuer i cili do t’iu mundësojë të mashtrojnë gjatë testit për emetim të gazrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button