Britani, gratë muslimane hasin në barriera gjatë punësimit

Një studim i bërë në Britani të Madhe tregon se gratë muslimane hasin në disavantazhe serioze në tregun e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vigjilje të 8 Marsit, AA ka biseduar me Nabil Khattab-in, profesor në Institutin e Dohas për Studime deridiplomike me seli në Katar.

Khattab tha se gratë britanike me përkatësi fetare muslimane përballen me vështirësi gjatë punësimit, gjashtë herë më shumë nga ato jomuslimane.

Barrierat e grave muslimane në tregun e punës, sipas tij, janë komplekse, të natyrës fetare, etnike, fizike por edhe ato gjinore. “Përveç që janë muslimane në të njëjtën kohë ato janë gra të cilat garojnë me burra, gjë e cila akoma më shumë shkon në disfavor të tyre”, deklaroi Khattab për Anadolu Agency.

Si rezultat i studimit të zbatuar për performancën dhe skemën e participimit në tregun e punës në Britani të Madhe, Khattab ka zbuluar se përqindja e grave muslimane të cilat janë të angazhuara në punë profesionale dhe menaxheriale varion mes 8.3 dhe 23 për qind, varësisht nga përkatësia etnike.

“Edhe gratë e bardha muslimane, shumica të konvertuara hasin në vështirësi, flet studimi ynë”, tha Khattab.

Në bazë të gjetjeve të tij, gjasat e një muslimaneje nga Bangladeshi të mbetet e papunësuar janë gjashtë herë më të mëdha nga ato të jomuslimanes së bardhë.

Khattab shtoi se pamja e jashtme fizike ose “vizibiliteti kulturor” është një faktor i rëndësishëm për të hasur në pengesa.

Studimi ka qenë i përqendruar në ekzemplarë të mbi 245 mijë individëve nga të cilët mbi 8 mijë ishin gra muslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button