Një fëmijë obez sot, nesër pacient me diabet!

Në Maqedoni mbi 100 mijë persona janë të prekur nga sëmundja e diabetit apo sheqerit në gjak, rreth 40 mijë prej tyre marrin insulin, ndërsa sa i përket moshës, rreth 1500 janë fëmijë dhe të rritur deri në moshën 30 vjecare.

Kështu  tha doktor Irfan Ahmeti, nga Qendra për diabet në Shkup.

‘Sa i përket vendit tonë mendohet se ka dikur rreth 120 mijë persona të prekur me diabet, zakonisht janë të tipit dy’ tha Ahmeti.

Si rezultat i shtimit të numrit të pacientëve fëmijë, Qendra për diabet Shkup ka realizuar edhe fushatë nëpër shkolla që ka pasur për qëllim vetdijësimin dhe njoftimin me masat parandaluese.

‘Ne e bëmë një kampanjë nëpër shkolla me qëllim edukimin e nxënësve për mënyrën e shëndoshë të ushqimit, tu shmangen kompjeturave, internetit, sa më tepër të merren me aktivitete fizike me qëllim që të pengohet trashësia apo obeziteti i cili është një nga shkaktarët i cili qon në diabet’ sqaron ai.

Një obez sot, nesër pacient me diagnozë diabeti, tha Ahmeti duke porositur ti shmangemi mitit ‘Një fëmijë i trash në peshë, do të thotë i shëndoshë’.

‘Duhet me kohë ti zbulojmë fëmijët të cilët janë mbipeshë dhe të ndërmerren masa konkrete, duhet ta shmangim thënien se ‘një fëmijë i trashë është i shëndoshë’; e kundërta sa ma shumë trashësi apo mbipeshë aq rrezik për sëmundje, jo vetëm për diabet por edhe të tjera. Nuk themi se nëse fëmija është i trashë rrezikun e ka të sigurt për të kaluar në diabet, por gjasat janë reale, andaj duhet intervenuar me kohë’ nënvizon Ahmeti.

Statistika botërore sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):
Në vitin 1995 ishin ~(afërsisht) 135 milionë pacientë me diabet;

Në vitin 2006 ishin ~264 milionë pacientë me diabet;

Në vitin 2025 parashikohen të jenë ~380 milionë pacientë me diabet, me një dinamikë mbresëlënëse në vendet në zhvillim.

Nisur nga këto të dhëna diabeti tip 2 tashmë konsiderohet një sëmundje epidemike që po evoluon paralel me mbipeshën apo obezitetin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button