Gazetarja bëri të qeshë opinionin botëror për shkak të pyetjes ndaj DiCaprios (VIDEO)

Gazetarja e rrjetit egjiptian televiziv “Youm7″ Shaima Adbel Moneim, kohëve të fundit është objekt përqeshjes dhe një nga top temat e diskutimit në rrjetet sociale pasi në ndarjen e çmimit Oscar “pandërprerë” i ka parashtruar pyetjen aktorit të famshëm hollywoodian Leonardo DiCaprio, raporton Anadolu Agency (AA).

DiCaprio, i cili atë mbrëmje fitoi çmimin Oscar për rolin më të mirë në filmin “The Revenent” të regjisorit Alejandro Inarritu, pas marrjes së çmimit së bashku me Inarritu drejtoi skenën ku u organizua konferenca për media. Në mesin e shumë gazetarëve të botës, Moneim fitoi rastin që të parashtrojë pyetje.

Pasi e përshëndeti, tha se është gazetarja e parë egjiptiane e cila raporton nga ceremonia e ndarjes së Oskarit. “Dhe çfarë me Oscar-in tënd të parë?” pyeti gazetarja me një “anglishte të rëndë”, aktorin. Pas “një heshtjeje”, DiCaproi duke buzëqeshur ka thënë: ”Ju lutem, a mund ta përsëritni pyetjen”.

Pasi gazetarja përsëriti pyetjen, të pranishmit ia plasën gazit, ndërsa DiCaprio tha: “Po…ky është Oscar-i im i parë….Siç thash, jam shumë falënderues”. Inarritu i cili ishte afër DiCaprios, po ashtu nuk mund të ndalej së qeshuri, ku në sallë ngjau një shushurimë.

Në po atë mbrëmje miliona përdorues të rrjetit social Facebook dhe Twitter përqeshën me Moneim, ndërsa një nga xhirimet më të shikuara të ndarjes së Oscar-it u bë pikërisht ajo kur gazetarja egjiptiane parashtroi pyetjen ndaj DiCaprios.

Disa radio dhe televizione bënë një remiks të tërë xhirimit me pyetjen e përsëritur: “Dhe çfarë me Oscar-in tënd të parë?”, ndërsa françiza e Volskwagenit në Arabinë Saudite në faqen e saj shpalli fotografinë me mbishkrimin: “Automobili i juaj i parë Volskwagen, çfarë me të?”.

Shtatë ditë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, gazetarja u prononcua në profilin e saj në Facebook duke theksuar se pyetjen të cilën ia parashtroi aktorit hollywoodian ka ndikuar në jetën e saj dhe të familjes.

“Kam gabuar, në emrin tim dhe në emrin e vendit tim. Kam zhgënjyer publikun i cili ka pritur që të raportojë mirë. Fitova rastin dhe dështova për shkak të mungesës së përvojës dhe konfuzionit të çastit në të cilin hasa. Lëshova rastin që të realizojë ëndrrën time. Unë mund të tejkalojë ofendimet ndaj meje dhe kritikat adresuar ndaj meje, por e gjithë këto ofendime personale kanë prekur edhe bashkëshortin, vajzën dhe birin tim. Premtoj se këtë përvojë në formë leksioni asnjëherë nuk do ta harrojë e cila më ka mësuar se gazetari i mirë kërkon punë të lodhshme”, shkroi Moneim duke premtuar se “do të punojë më ngulm që vitin e ardhshëm sërish të raportojë në ndarjen e çmimeve Oscar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button