Tetovë, 8 Marsi festohet më ndryshe (FOTO)

Shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të shënuar 8 marsin, ditën e gruas. Ata janë mbledhur në qendër të Tetovës, ku janë duke prezantuar gjëra të cilat lidhen me profilin e shkollës, transmeton Telegrafi.

Siç mund të vëreni edhe në foto, shkollat janë duke prezantuar veshje kombëtare, ushqime të ndryshme të rrethit nga vijnë, projekte të profilit shkollor. Qytetarëve të cilët kanë interesim për të parë se çfarë është duke ndodhur, u ofrohen infromacione rreth aktivitetit, si edhe ushqimet e ndryshme të përgatitura, si: kifle, ëmbëlsira, merende, biskota, etj.

Vlen të theksohet që secila shkollë përfaqëson një ambasadë të huaj dhe në tavolinën e tyre mund të shihet edhe flamuri i ambasadës që përfaqëson, që nënkupton se ky aktivitet është bërë në bashkërendim edhe me ambasadat e huaja në Maqedoni.

8-mars-1 8-mars-2

8-mars-5

8-mars-7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button