FFM do të delegojë gjyqtarë tjerë për Shkëndija – Mlladost

Është bërë analizë e referimit të ndeshjes së djeshme në mes KF Shkëndija dhe Mlladost CD, ku drejtësinë e ndante Konstantin Vllaho nga Shkupi. Gjyqtari në fjalë mori notë shumë të ulët, pikërisht shkaku i referimit të një penaltie që i dha skuadrës së Shkëndijës, ndërsa sipas notës që ka marrë edhe i gjithë referimi i ndeshjes nuk u ka pëlqyer punëdhënesve të tij.

Pamje nga ndeshja Shkëndija - Mlladost
Pamje nga ndeshja Shkëndija – Mlladost

FFM sot do të delegon gjyqtarë të tjerë për ndeshjen e nesërme që Shkëndija e luan nga minuta e parë me Mlladost, ndërsa do të luhet në stadiumin e Velesit në barë artificial. Vllaho sot është dashur që të referojë edhe në ndeshjen miqësore Maqedoni – Mali i Zi, gjenerata U16, por FFM do të dërgojë gjyqtarë të tjerë edhe në këtë ndeshje. Nuk dihet se kur Konstantin Vllaho do të kthehet në terrenet futbollistike.

Përballja Shkëndija-Mlladost C.D. është ndërprerë në minutën e 65-të për shkak të terrenit të mbuluar me ujë pas të reshurave të mëdha të shiut, ndërsa do të luhet të mërkurën me fillim në ora 14:00. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button