Usain Bolt: Në 2014 thyej rekordin në 200 metra

2013 ishte viti i tij në Atletikë, teksa i shtoi koleksionit të tij të trofeve të tjera medalje ari në Botërorin e Moskës duke u vlerësuar dhe si atleti i Vitit nga Federata Ndërkombëtare këtij sporti.

Por tashmë për xhamajkanin nuk mjaftojnë vetëm triumfet në gara por gjithashtu dhe thyerjet e rekordeve që mbahen prej atij vetë.

Vetë Bolt pranoi se për vitin 2014, objektivi i tij do të jetë të thyejë rekordin e garës së 200 metrave, duke pranuar se do të japë maksimumin për të zbritur kronometrin nën 19 sekonda e 19 të qindtat.

“Ky është objektivi që kemi vendosur me trajnerin tim. Nëse nuk do të kem probleme fizike, besoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që unë ta thyej për herë të parë që prej Botërorit të Berlinit”.

Bolt këto ditë është i pranishëm në Tokio dhe mediat japoneze nxituan t’i përsërisnin një deklaratë të trajnerit të tij, se xhamajkani do të jetë i pranishëm dhe në Lojrat Olimpike që do të mbahen në këtë qytet në vitin 2020:

“Ju kanë thënë se mund të garoj dhe në Tokio? Kjo është një ide e trajnerit tim jo e imja. Unë e kam thënë, që pas Botërorit të Londrës në 2017 nuk do të zbresë më në pistë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button