fbpx

Ademi në Saraj: Vitin tjetër hapet shkolla e mesme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mori pjesë në kremtimin e 7 Marsit, “Ditën  e Mësimit në Gjuhën Shqipe” i cili u mbajt në Komunën e Sarajit.

Me këtë rast, Ademi uroi festën dhe ju dërgoi falënderim të veçantë  mësimdhënësve sepse “me shumë dashuri përcollën dituritë, dhe se  përmes përkujdesjes ndaj gjuhës janë  kujdesur për të ruajtur edhe identitetin.” tha ai.

“Veçanërisht jam i kënaqur se nga viti i ardhshëm shkollor do të hapet  shkolla e mesme e ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore me të cila duhet të disponojë një institucion arsimor. Në përfundim e sipër është rikonstruktimi i sallës sportive në shkollën fillore “ Faik Konica” në fshatin  Radushë, ndërsa në shkollën fillore “ Dituria”  është duke u ri-konstruktuar çatia, dritaret dhe dyshemeja e shkollës “ tha Ademi.

Përurohet  salla sportive në Shkollën e mesme “8 Shtatori”

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, të hënën kanë bërë përurimin e sallës sportive në Shkollën e mesme Ekonomike “8 Shtatori”.

“Kënaqësi në ditën e arsimit shqip të përurosh një investim kapital prej 40 milion denarëve, gjegjësishtë sallën sportive në shkollën e mesme “8 Shtatori” me kushtet më bashkohore të kohes. Bashkë me MASH do të vazhdojmë me bashkpunimin e shkëlqyer të pajisjes të çdo shkolle me sallë sportive.” tha mes tjerash Arifi.

Përurohet  salla sportive në Shkollën e mesme "8 Shtatori"
Përurohet salla sportive në Shkollën e mesme “8 Shtatori”

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close