Protesta para MPB-së, kërkohet vendosja e kryqit në Butel

Qytetarë të pakënaqur maqedonas sot kanë protestuar përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ta sigurojë hapësirën ku duhet të ndërtohet kryqin në Butel dhe të mos pengohet ndërtimi i tij. Protesta zgjati rreth 20 minuta, njofton Portalb.

Jo protest është e treta me radhë, protestuesit i kanë kërkesat e njëjta si në dy protestat paraprake. Në protestën e fundit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Butelit, Bobi Bojçevski.

“Të gjitha thashethemet se vendimi për ndërtimin e kryqit është anuluar nuk janë të vërteta, sepse iniciatori nuk është tërhequr nga iniciativa për ndërtimin e kryqit, as për ndryshime”, tha Llatinovski.

Para protestuesve ka mbajtur fjalim edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Butleit, Bobi Bojçevski i cili bëri thirrje deri te ministri teknik, Oliver Spasovski që mbrojë territorin ku do të ndërtohet kryqi dhe të lëshojë policë që do ta sigurojnë atë.

Ai tha se nuk ka asnjëfarë marrëveshje mes tij kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Sipas Bojçevskit, këto thashetheme janë të lëshuara nga opozita.

Nga ana tjetër me një kumtesë, VMRO-DPMNE i demanti siç thonë nga atje, spekulimet për bisedime mes tyre dhe BDI-së që në vendin ku duhet të ndërtohet kryqi në Butel të ndërtohet park për tolerancë ose ndonjë tjetër simbol kombëtar, njofton Portalb.

“Për diçka të tillë as nuk kemi biseduar as nuk jemi marrë vesh. VMRO-DPMNE, as nuk mundet dhe as nuk do që në emër të Kongresit Maqedonas të bisedojë me këdo, përfshirë këtu edhe BDI-në. VMRO-DPMNE e dënon sulmin fizik ndaj persona të caktuar të BDI-së javën e kaluar. VMRO-DPMNE i bën thirrje ministrit teknik të Brendshëm, Oliver Spasovskit që të ndalojë duke ikur dhe përfundimisht të fillojë të punojë për atë se çfarë është i paguar, të jep urdhër që MPB t’i fillojë procedurat kundër personave që janë sjellë në mënyrë të paligjshme dhe nuk kanë mundësuar që të zbatohet ligjit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, partia në pushtet BDI ditë më parë doli në protestë kundër vendosjes së kryqit gjigand që planifikohet të vendoset në Komunën e Butelit i cili kohë më parë mori lejen nga Komuna e Butelit dhe u vendos guthemeli. Kjo parti pas protestave të së enjtes, prishi gurthemelin e tij dhe kaloi një natë në tenda.

Nga ana tjetër, një grup maqedonas “shpëtues” të kryqit, kanë tentuar t’u afrohen tendave të BDI-së, mbrëmjen e së premtes, duke sulmuar kështu dy herë kordonin policor. Forca të mëdha të policisë i janë kundërvyer protestuesve duke stopuar ata për të shkuar mëtutje drejt kampeve të BDI-së, 3 polic mbetën të lënduar. Situata më pas është qetësuar ndërsa Koordinatori i Komisionit kundër ndërtimit të kryqit dhe nënkryetari i BDI, Izet Mexhiti mbrëmë ka njoftuar se është arritur marrëveshja për mos ndërtimin e kryqit.

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se informata që Qeveria e ka e ka shfuqizuar vendimin e Komunës së Butelit për ndërtimin e kryqit është e pasaktë.

“Nuk është sjellë vendim i tillë, bile s’ka pasur as seancë. Plotësisht e demantoj spekulimin e tillë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.

Në po të njejtën ditë, të shtunën më 05.03.2016, qindra protestues nga pala maqedonase në mesin e të cilëve edhe disa funksionarë të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kanë protestuar përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski për shkatërrimin e themeleve të kryqit në Butel, njofton Portalb.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Spasovskit sepse sipas tyre, ai nuk e ka parandaluar shkatërrimin e themeleve në vendin ku është paraparë të ngritët kryqi gjigand në Butel.

Protesta është e organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas i cili ka bërë ka bërë thirrje publike për protestë paqësore. /Portalb

LEXO: Mexhiti: Qëllimi u arrit, kryqi nuk do të ndërtohet në Butel, shkoni në shtëpi (FOTO+VIDEO)

LEXO: Qeveria: Nuk është tërhequr vendimi për ndërtimin e kryqit në Butel

LEXO: Protestë përpara MPB-së: Policia ta ruaj kryqin në Butel, VMRO: nuk bisedojmë më BDI-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button