Shqipëria përfshihet nga rreshjet

Rreshjet e vrullshme të orëve të fundit në gati gjithë territorin e vendit kanë sjellë ngjarje dramatike dhe situata të vështira në disa zona. Në Dibër një një i ri ka humbur jetën teksa punonte.
Ndërsa në Kukës situata është problematike në disa zona për shkak të rreshjeve të dëborës. Në disa akse nacionale rrugore kalimi është vështirësuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Në Fushë Krujë dalja e lumit Ishëm ka çuar në përmbytjen e rreth 120 ha tokë bujqësore. Niveli i lartë i ujit ka sjellë vështirësi në komunikim në rrugën nacionale, por edhe mes zonës. Disa banesa dhe dyqane janë përmbytur.

Rreshjet dhe koha e keqe ka sjellë probleme veçanërisht në Durrës dhe Vlorë, dy portet më të mëdhenj në vend. Në Durrës është pezulluar puna në port për disa orë. Ndërsa në Vlorë tragetet e udhëtarëve nga Italia, janë vonuar në ankorimin e tyre. Për flotën e peshkimit dita e hëne ka qenë gati e pa mundur dalja në det.
Edhe qyteti Beratit ka përjetuar momente të vështira nga shiu i vrullshëm. Rrjeti kullues i rrugëve nuk ka përballuar prurjet e mëdha të shiut duke bërë që uji të mbulojë trotuaret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button