Gratë sot marshojnë, s`festojnë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka njoftuar se sot më rastin e 8 Marist – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do të zhvillojnë një varg aktivitetesh duke filluar me një protestë dhe marrshim.

E gjithë kjo për të kundërshtuar dhunën në baza gjinore, për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë.

“Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale. Po ashtu, kritikojmë shtrëngimet e shumëfishta ekonomike dhe institucionale, si kondita që gjenerojnë dhunë në baza gjinore” thuhet në njoftim.

“Është fakt se fuqia shoqërore, ekonomike, politike dhe interpresonale mirëmbahet nga marrëdhëniet e pabarabarta të gjinisë.

Dhuna në baza gjinore është shprehje e pushtetit dhe mjet i kontrollit të subjektivitetit dhe seksualitetit.

Si dukuri dhe praktikë e pabarabartë gjinore, dhuna në baza gjinore është shënjues i mungesës së pavarësisë dhe autonomisë. Dhuna në baza gjinore cenon të drejtat qytetare dhe pamundëson realizimin e tyre”.

“Prandaj, MARShojmë, S’festojmë sepse dëshirojmë t’i japim fund dhunës në baza gjinore dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”, theksohet me tutje në njoftimin e RrGGK-së.

“Megjithatë, të gjitha këto vejnë në shesh dhe kundërshtojnë dhunën në baza gjinore në marrëdhëniet e shumëfishta shoqërore në sferën private dhe sferën publike. Dhe të gjitha/ë flasin një gjuhë në protestën kundër dhunës në baza gjinore dhe thërrasin: Mjaft më me arsyetime!” potencohet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button