Burrat do të fitojnë më shumë se gratë edhe për më shumë se 7 dekada

Gratë do të fitojnë më pak edhe më së paku për 7 dekada nëse dallimet në paga do të zvogëlohet me tempon e tashme. Kështu ka deklaruar të hënën në Gjenevë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, njofton Portalb.

Kjo organizatë e OKB-së, ka publikuar raport ku thekson se “gratë mesatarisht fitojnë 23% më pak se burrat”.

Në korniza globale, shkalla e papunësisë të burrave është 72%, ndërkaq te gratë vetëm 46%.

“Gratë më shumë punojnë në shtëpi dhe përkujdesen për fëmijët se sa burrat, kështu që shumica prej tyre nuk punojnë me orar të plotë dhe për këtë dhe fitojnë më pak”, thuhet në këtë raport.

Sipas raportit në dy dekadat e fundit gratë ndjeshëm e kanë përmirësuar profilin e tyre arsimor dhe kjo ka rezultuar me pozitë më të mirë të tyre në punë, shkruan Portalb.

Këto faktorë bashkë me faktin se shumë gra pajtohen të punojnë në “të zezë” dhe në punë me paga më të ulëta, kanë sjellë në dallime mes gjinive në lidhje me të ardhurat.

Rreth 200 milionë gra në mbarë botën të moshës më të vjetër jetojnë pa pension të rregullt në krahasim me 115 milion burra, ka deklaruar Organizata Ndërkombëtare për Punë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button