Vanhojte: Jepjani kryeministrit një biçikletë!

Lehtësuesi belg në negociatat e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, në një status në profilin e tij zyrtar të rrjetit social Twitter, në stilin e tij të zakonshëm e ka komentuar debatin në Kuvendin e Maqedonisë në lidhje me privilegjet e kryeministrit kur të mos jetë në post, që sipas shumicës parlamentare duhet t’i sigurohen 6 persona për sigurim nga MPB dhe veturë zyrtare, njofton Portalb.
Vanhojte shkruan : “Privilegje për ish kryeministrin? Jepjani një biçikletë. Në fund të mandatit: lirë dhe pa ndotje”.
Privileges for former PMs? https://t.co/bFH6P2q7Hh pic.twitter.com/75xDBFcx2K
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) March 7, 2016