Aksioni policor në Çarshi: 5 të arrestuar, 8 në ikje

Gjatë aksionit të koduar me emrin ‘Orion’ MPB-ja, në koordinim me kolegët nga Gjermania, kanë arrestuar 5 persona kurse për 8 të tjerë ka lëshuar fletë-arrest. Të gjithë këta sipas MPB-së dyshohen si pjesë e grupit ‘Mafia e Hamburgut’ të cilët kanë falsifikuar letërnjoftime dhe pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministria e Brendshme ka ngritur padi ndaj 11 personave, shtetas të Maqedonisë dhe ndaj 1 shtetasi të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale bashkëpunim për veprimtari kriminele dhe falsifikim të dokumenteve. Janë kryer bastijse në Shkup dhe Tetovë.

Sipas MPB-së të dyshuarit, dokumentet e falsifikuara i kanë shitur në Hamburg për një çmim prej 800 deri 1 mijë e 500 euro, kurse emigrantët në Gjermani i kanë shfrytëzuar ato që të qëndrojnë lirshëm në vendet e BE-së. Ndërkohë dje policia gjermane ka bastisur gjithsej 33 objekte në rajonin e Hamburgut  ku ka arritur të sekuestroj 48 dokumente të falsifikuara të porositura nga 38 persona me qëndrim të parregulluar në Gjermani, dokumente këto të përpunuara në Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button