Tunizi, 25 të vrarë në përleshjet pranë kufirit me Libinë

Të paktën 25 vetë u vranë të hënën gjatë përleshjeve vdekjeprurëse ndërmjet forcave tuniziane të sigurisë dhe militantëve në pjesën lindore të Tunizisë pranë kufirit me Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Militantë të armatosur sulmuan një kazermë të ushtrisë dhe policisë, si dhe një pikë kontrolli të Gardës Kombëtare në mëngjes në qytetin lindor Ben Guerdane pranë kufirit të Libisë, duke shkaktuar përleshje të armatosura me forcat e sigurisë.

“Të paktën 21 terroristë u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan gjatë sulmit”, deklaruan Ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme një deklaratën e përbashkët.

“Katër civilë u vranë në përleshje”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, vendkalimet kufitare mes Libisë dhe Tunizisë janë mbyllur dhe ka filluar ndjekje ndaj sulmuesve.

Të dyja ministritë vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve të qytetit që “të mbeten në shtëpi”.

Zyrtari i Spitalit, Salem Eissa, ndërkohë tha se janë vrarë shtatë civilë dhe gjithashtu tre të tjerë u plagosën në këtë sulm.

“Shtatë kufomat janë sjellë në spital”, tha Eissa për Anadolu Agency.

Ai tha se rreth 10 terroristë kishin sulmuar spitalin duke konfiskuar një ambulancë për të përdorur atë në sulm.

Javën e kaluar, autoritetet tuniziane thanë se janë vrarë pesë militantë dhe kishin konfiskuar një sasi të armëve në Ben Guerdane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button