Kuvend, debat i ashpër për sigurimin e ish kryeministrave

Është luks i tepruar që Nikolla Gruevski 10 vjetë të shfrytëzojë këto benificione kur shteti ka mekanizma të mjaftueshëm për t’i garantuar sigurinë, vlerëson opozita, njofton TVM2.

Sipas tyre me këtë ndryshim do të kursehen para buxheti dhe ish kryeministri nuk do të jetë i favorizuar krahasuar me ish funksionarët e tjerë.

“Opozita e propozon këtë ligj me qëllim që t’u hiqet sigurimi i shtuar ish kryeministrave pasi ky shtet ka shërbime profesionale që vlerësojnë se cili është rreziku i ish funksionerëve, përfshi edhe kryeministrin. Nga kush frikohet Nikolla Gruevski, nëse ka ushtruar funksionin konformë ligjit?” – tha Vasko Kovaçevski nga LSDM.

Por, sipas shumicës parlamentare kjo dispozitë nuk vlen vetëm për Gruevskin, por për çdo kryeministër në të ardhmen. Prandaj konsiderojnë se propozimi i opozitës është populist.

“Ky ligj nuk është me emër dhe mbiemër për njeri konkret. Ky ligj është për ish kryetarët e Qeverisë së RM-së, që dmth do të vlen edhe për kryeministrat e ardhshëm. Në këtë mënyrë veç përpiqeni të ritni energjinë në mesin e anëtarësisë së juaj dhe t’i bindni se më 5 qershor do të ndodh diçka më ndryshe nga ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme” – deklaroi Zoran Ilievski nga VMRO DPMNE.

Me ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, në vitin 2013, u dha e drejta për sigurim personal të kryetarit të Qeverisë pas mbarimit të funksionit dhe atë për aq kohë sa ka ushtruar funksionin. Konformë ligjit ish kryeministri ka gjashtë persona sigurim personal, veturë zyrtare dhe një shofer, nga njësia për sigurim të personave dhe objekteve në Ministrinsë e Punëve të Brendëshme, të cilët i zgjedh vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button