Jashari: Për rastin “Lagja e Trimave” familjarët të ndjekin seancat gjyqësore

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore për rastin Lagjia e Trimave, ministri i drejtësisë Adnan Jashari njofton se ka kërkuar nga gjykata supreme që nesër të lejojë shfrytëzimin e sallës për zhvillimin e këtij procesi gjyqësor, TVM2.
Edhe pse akoma pa përgjigje konkrete, ministri Jashari thotë se gjykata është e obilguar që të sigurojë këto hapësira për zhvillimin në kushte normale të seancës gjyqësore.
“Në kordinim me ambasadorin e republikës së Kosovës kemi dorëzuar shkresa, ai ka dorëzuar në ministrinë e punëve të jashtme, unë me kërkesë të familjarëve kam dorëzuar kërkesë në gjykatën supreme për shkak se vetëm një sallë ka ku mund të séance të zhvillohet pa pengesë dhe e shohim. Nuk është çështje e ministrit apo ministrisë së drejtësisë por është çështje e gjykatës. Gjykata duhte të sigurojë hapësira për zhvillimin normal të senacave gjyqësore”, tha Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.
Por sipas ministrit Jashari si zgjidhje definitive të çështjes së hapësirës për zhvillimin e procesit gjyqësor Lagja e Trimave në kushte normale do të jetë lëshimi në përdporim i objektit të ri të gjykatës penale.
Punimet e objektit kanë përfunduar, por pritet vendimi i kryetarit të gjykatës penale që objekti të vehet në funksion.
Ministri Jashari ka komentuar edhe refuzimin e autoriteteve kosovare për ekstradimin e dy të dyshuarve për rastin Monstra.
“Bëhet fjalë për vendim të gjykatës themelore të Prishtinës që na është dorëzuar neve dhe të njëjtën ne përmes ministrisë së drejtësisë të Kosovës e kemi bartur në gjykatën themelore Shkupi 1, gjykatën penale”, shtoi Jashar.
Midis Maqedonisë dhe Kosovës ekziston marëveshje për ekstradim. Sipas ministrit të drejtësisë Jashari janë ndërmarrë gjitha aktivitet që kjo marrëveshje edhe të zbatohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button