Gruevski dhe MASH kontrollojnë a është shkelur ligji në shkollën “Kongresi i Manastirit”

Pasi që mediat maqedonase bënë bujë në lidhje me përkthimit në maqedonisht të emrit të shkollës së sapo-hapur “Kongresi i Manastirit” në Çair ka reaguar edhe kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me ministrin e arsimit Spiro Ristovski.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të rishqyrtojë nëse ka shkelje ligjore në emërimin e shkollës “Kongresi i Manastirit” e cila sipas mediave maqedonase do të duhej të ishte “???????? ???????” e jo “???????? ? ??????????” si që është tani.

“Ministria e Arsimit me njoftoi se në vijim janë rishqyrtimet nëse është ose jo shkelur ndonjë rregull ligjore dhe, pasi të konfirmohet, MASH do të njoftojë për këtë”, tha kryeministri Gruevski në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sallës së re sportive në SHF “Gioce Dellçev” në komunën e Aerodromit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, po ashtu tha se njoftim shtesë do të ketë pasi kryhet rishqyrtimi. 

Nga ana tjetër emërtimi i katër shkollave në Çair ende mbetet çështje e hapur. Përderisa kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti këmbëngul se emrat e shkollave do të mbeten shqip, nga Ministria ende nuk japin leje që emrat e ri të përdoren në dëftesa.

Andaj deri më tani në tabela qëndrojnë emrat shqip në katër shkollat fillore “Rajko Zhinzifov”, “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski” dhe “Cvetan Dimov” por jo edhe në dëftesa. Kryeministri dje tha se kjo çështje do të zgjidhet ndërsa paradoksi qëndron në atë se realisht po hapet edhe një procedurë e re në lidhje me emërtimin, kjo për shkollën “Kongresi i Manastirit”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button