Çfarë do të veshë Eneda Tarifa në Eurovizion?

Eneda Tarifa, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion këtë vit dhe kuratorja e imazhit të saj, Bora Kokëdhima kanë bërë publike fotot e para nga sheshxhirimi i videoklipit.

Në sy bie natyra e bukur e Thethit  si dhe veshjet nga SAVAGE. “Kjo është 1 nga 10 veshjet e Enedës në Eurosong 2016 dhe titullohet “Çika e Tropojës”. Duam të sjellim copëza të Shqipërisë në mënyrën më moderne të mundshme si në look ashtu edhe në sheshxhirime”- shkruan Bora, transmeton RevistaClass.

Ndërsa Eneda ka sqaruar edhe më tej për veshjen e saj. “Me shumë dashuri ju prezantoj copëzën e parë të një koleksioni fotosh përrallë, si vetë natyra e vendit tonë. Një ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen. Një punë e mrekullueshme dhe një eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë diku në një vend tjetër me po të njëjtët bashkëpunëtorë”- ka thënë Eneida.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button