Gruevski pranon se burgu i Idrizovës është i mbipopulluar

“Tejkalim të numrit të të burgosurve në burgjet e Maqedonisë ka, pro jo në një shkallë serioze, ndërsa vërejtët për mbipopullim të këtyre kapaciteteve nga Komiteti i Helsinkit, kanë të bëjnë me burgun e Idrizovës”, tha kryeministri Nikolla Gruevski

Sipas tij, problem kryesorë është burgu i Idrizovës dhe pikërisht për këtë, ka filluar ndërtimi i një objekti të ri i cili do të ketë kapacitet për afër 1.500 veta, në vend të tanishmit që është 800 deri në 900 veta.
 
“ky është një investim serioz ku na përkrahë Banka për Zhvillim pranë KE-së. Ndërtimi i objektit  ka filluar para disa muajve. Punohet intensivisht dhe në një periudhë prej disa vjetësh duhet të ndërtohet një burg i ri, i cili do të jetë shumë më bashkëkohorë, më modern, me të gjitha standardet e duhura që i kanë burgjet sot dhe në këtë mënyrë të tejkalohet ky problem”, tha kryeministri Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button