Zbulohet letra me të cilën është ndaluar mjekimi jashtë vendit për personat me “skoliozë”

Mjekimi jashtë vendit nga skolioza të mos jepen sepse është në përfundim e sipër ndërtesa e Qendrës spinale. Kështu i ka rekomanduar Fondi për sigurim shëndetësor drejtorëve të disa klinikave në periudhën kur ishte aktual rasti i Tamara Dimovska, raporton Telma, transmeton Portalb.

“Me këtë shkresë ju drejtohemi në lidhje me propozimet e shpeshta për mjekim jashta vendit nga klinikat për pacientët që vuajnë nga skolioza dhe kifoza. Fondi vlerëson se klinikat nuk duhet të japin kësi propozimesh, sepse bëhet fjalë për sëmundje për të cilat nuk janë urgjente për operacion, respektivisht shtrembërimi i boshtit kurrizor është sëmundje që zgjatë. Të siguruarit që për momentin ose në periudhë prej 2-3 muajve kanë ose do të kenë nevojë për intervenime të këtilla do të kenë trajtime të posacme dhe të planifikuar për shërim në Qendrën spinale.

Telma është munduar që të merr përgjigje se ky dokument a është valid dhe cili ka urdhëruar që Fondi t’i stopojë procedurat për skoliozën. Në lidhje me pyetjet askund nuk është përmendur emri i vajzës Tamara e cila ka vdekur mu duke pritur që të shërohet jashtë shtetit, nga Fondi janë përgjigjur

“Në lidhje me pyetjet e tuaja, që kanë të bënë me rastin që është i hapur nga ana e Prokurorisë Publike, Fondi nuk guxon t’i komentojë. Falënderojmë përmirëkuptimin”.

Përndryshe, Prokuroria tanimë po punon për rastin në fjalë. Nëna e Tamaras dhe Komiteti i Helsinkut kanë ngritur padi penale kundër ministrit Todorov dhe ish drejtorit të Fondit bashkë me anëtarët e bordit drejtues dhe mjekëve të komisionit, transmeton Portalb.

Përndryshe letra e cila mund t’u përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me vdekjen e Tamarës, është dërguar deri te drejtorët e Klinikës Universitare – Rexhep Selmani, në Klinikës për Traumatologji – Sllavço Stojmenski, Klinikës për sëmundje Ortopedike – Zllatko, Klinikës për Anesezion – Tatjana Spirovska dhe drejtuesit të Urgjencës Ilir Hasani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button