Thirrje Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës

Udhëheqësit e vendeve myslimane i kanë bërë thirrje Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze, ndërsa është bërë thirrje për bojkot nga komuniteti ndërkombëtar të produkteve nga territoret e pushtuara.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund kolonizimit Izraelit dhe krijimin e një shteti palestinez të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, ka thënë presidenti indonezian Joko Widodo, në leximin e deklaratës së samitit emergjent të Organizatës së  Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Xhakartë, transmeton arbresh.info.

“Bota myslimane inkurajon komunitetin ndërkombëtar të ndalojë hyrjen e prodhimeve izraelite nga territoret e pushtuara”, shtoi Joko.

Udhëheqësit gjithashtu kanë mbështetur edhe një konferencë ndërkombëtare të paqes për të rifilluar bisedimet mbi konfliktin izraelito-palestinez, të propozuar nga Franca muajin e kaluar, tha Joko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button