Refugjatët të bllokuar në Greqi

Për muaj me radhë përgjatë itinerarit ballkanik migrantët janë lejuar të kalojnë nga njeri vend në tjetrin, derisa u ngritën gardhet e para kufitare me tela me gjemba dhe u vendosën në pozicione mbrojtësit e kufirit. Maqedonia ndërkohë nuk lejom më refugjatë të kalojnë, kështu dhjetëra mijëra njerëz janë bllokuar në kampet e strehimit në anën greke, me shpresë se dikur do të mund të vazhdojnë udhëtimin.

Minsitri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas tha, se shtete të veçanta nuk mund t’i zgjidhin vet problemet e migracionit mbarëbotëror, kjo vetëm sa mund të shkaktojë një “efekt domino”, raporton DW. Refugjatët duhet të shpërndahen në mbarë Evropën. Gjithashtu duhet të luftohen shkaqet e migracionit. Armëpushimi në Siri është mjaft i rëndësishëm në këtë sfond.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button