BDI reagon ndaj SHGM-së: Mos u merrni me spekulime dhe paragjykime

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim për paragjykimet e Shoqatës së Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë (SHGM) lidhur me pretendimet për “kërcënime” ndaj gazetarëve”, reagojnë nga BDI.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon nga SHGM e cila përfaqëson gazetarët, që të mos merret me spekulime dhe paragjykime, por të fton gazetarin e përfolur, nëse është vërtet i “kërcënuar”, që rastin ta paraqet në organet kompetente.

Përndryshe, “Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon presionet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të BDI ndaj gazetarit të TV Shenja Muhamed Zeqiri. Këto presione cenojnë lirinë e fjalës dhe nxisin vetëcenzurë të gazetarëve” kanë reaguar nga SHGM.

Sipas tyre, me kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve Maqedonia nuk do të dalë nga grupi i vendeve afrikane ku masivisht nëpërkëmbet liria e medias.

“Është dyfytyrëshe BDI të bind opinion se mediat në gjuhën shqipe janë më të lira falë sjelljes së tyre të përgjegjshme si parti në pushtet, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e saj kërcënojnë gazetarët”, shtojnë nga SHGM.

Nga atje kujtojnë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen e Përzhonos duke u obliguar për liri më të mëdha të mediave. “Është e papërgjegjshme që një kryetar partie të mos respektojë nënshkrimin e tij.

Ftojmë drejtuesit e BDI menjëherë të ndërpresin presionet ndaj gazetarit Zeqiri, përndryshe do të jemi të detyruar të shqyrtojmë hapa të tjerë ligjor për të mbrojtur kolegët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Përndryshe, gazetari i “Tv Shenja” Muhamed Zeqiri, dje në një postim publik në Facebook, njoftoi masën e gjerë se është kërcënuar nga funksionarët e BDI-së. Për më shumë lexojeni më poshtë postimin e tij:

Nga ajo qe ka caktuar Allahu nuk mund te ik askush. I frigesohem vetem te madherishmit Allah dhe askujt tjeter. Te…

Posted by Muhamed Zekiri on 2016-03-06

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button