FOTO: Pepsi kërkon falje për talljen me Ronaldon

Një ‘kukull në formë të Ronaldos’ ishte e shtrirë në një shinë treni, për të bërë një reklamë në Suedi para play-off për Kupën e Botës,reklamë kjo e cila krijoi mjaftë kaos në Portugali.

Pepsi në fund ka kërkuar falje për këtë reklamë, ku shihet Ronaldo i shfaqur në formë të kukullës dhe i shtrirë në një shinë treni.

“Ne kurrë nuk kemi dashur që sportin ta fusim në një dritë negative. Ne kërkojmë falje nëse njerëzit janë ofenduar nga këto postë. Këto gjëra tashmë janë tërhequr menjëherë. Ne duam të kërkojmë falje nga të gjithë”, shkruan në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga Pepsi.

Përpos kësaj, Pepsi ka shfaqur edhe disa fotografi tjera të Ronaldos, teksa ende nuk dihet qëllimi i kësaj…

pepsi ronaldo

pepsi ronaldo

Lajme të ngjashme

Back to top button