SHK “Vizion M” realizon projektin “Another brick in the Wall”

Sot para pallatit të kulturës në Tetovë Shoqata Kulturore “Vizion M” për vitin e dytë me radhë realizojë projektin “Another brick in the Wall” (edhe një tullë tjetër në mur). Në këtë projekt anëtarët e kësaj shoqate shprehën revoltën e tyre për kushtet e rënda në arsimin e Republikës së Maqedonisë; gabimet në librat shkollorë dhe mos emërtimi i shkollave në gjuhën shqipe.

Në këtë organizim u mbajtë edhe një fjalim nga një nxënës i shkollës mesme, pastaj në mënyrë simbolike në një çarçaf të zi u hodhën librat e ministrisë së arsimit të botuara nga ShB Prosvetno Dello, ndërkaq në një çarçaf të bardhë (në shenjë falënderimi për mediat për senzibilizimin e opinionit) u vendosën letra me tituj nga mediat, që kanë pasqyruar kushtet e arsimit shqip në Maqedoni.

“Si mund të durojmë, kur në shekullin 21, librat që “ndoshta i kemi” i kemi me plotë urrejtje, gënjeshtra dhe nënçmim. Ndërsa shkollat, tempujt e dijes ku mësojmë pa përjashtim, mbajnë emra të personaliteteve që kanë dhunuar gjyshërit tanë. Another Brick in the Wall” është një shprehje revolte për letargjinë që na ka kapluar të gjithë neve. Por thirrja “edhe një tullë tjetër në mur”, sot e tutje do të jetë një thirrje kolektive, një betim se ne në kokat tona do të rrënojmë gjitha muret psikologjike të vëna nga të tjerët, se ne nuk mundemi të ndryshojmë diçka”, thuhet në fjalimin e nxënësit të shkollës mesme.

Nga kjo shoqatë theksuan se i gjithë ky projekt ka për qëllim senzibilizimin e shoqërisë dhe informimin e saj për kushtet e rënda në arsimin e Maqedonisë. Gjithashtu nga kjo shoqatë kujtuan që ky projekt do të realizohet çdo 7 mars.

10322701_1143831345649478_3736889927939195794_n

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button