Mustafa: FSK e gatshme të shndërrohet në FAK

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Josip Buljeviq, të cilin e njoftoi për progresin në Kosovë në të gjitha fushat, duke veçuar fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë si dhe në fusha tjera.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale me Kroacinë si shtet partner i rëndësishëm për Kosovën”, tha Mustafa.

Po ashtu, Mustafa e njoftoi për avancimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tashmë është plotësisht e gatshme për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljeviq, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e plotë të Qeverisë së Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetje për institucionet e sigurisë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button