Mancini: Interi kurrë nuk kishte kualitetin për ta fituar titullin këtë vit

Duke pasuar fitoren 3 me 1 kundër Palermos, trajneri i Interit Roberto Mancini ka pranuar se ekipi i tij kurrë nuk ka poseduar talentin për të garuar për titullin e Serie A këtë vit.

Takticenti Italian ka deklaruar se starti i tyre premtues iu ka ndihmuar të ndërtojnë shpresa të papritura për zi kaltërit, megjithatë ata kurrë nuk kanë pasur forcën të sfidojnë skuadrat si Juventus apo Napoli.

“Ne bëmë mirë në 18 ndeshjet hapëse dhe qartësisht ne donim ta fitonim ligën,” tha Mancini për Sky Sport Italia. “ Por kemi pasur kohë të vështira me ndeshjen që na është nevojitur të fitojmë.

“Megjithatë, ne nuk jemi nën iluzione dhe e dimë që nuk kemi kualitetin ose forcën për të garuar me skuadrat tjera në garën për titull të Serie A,” ka përfunduar Mancini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button