Gruevski paralajmëroi hapjen e pesë spitaleve në 2014

Vitin e ardhshëm do të ndërtohen pesë spitale të reja. Bëhet fjalë për objekte të Qendrës së re Klinike, PET Qendrës, spitali në Kozle në Shkup si dhe spitale të tjera në Shtip dhe Kërçove.

Planifikohet që në pjesën e parë të 2014 të rrënohet ndërtesa ekzistuese e Klinikës për Gjinekologji dhe të fillojë ndërtimi i Qendrës Klinike, ndërsa spitali Kozle deri në fund të vitit duhet të përfundojë.

“Për momentin projekti po zgjerohet dhe në dhjetor presim tender për ndërtim, ndërsa kompania e përzgjedhur shpresoj që do të fillojë të ndërtojë Qendrën Klinike nga mesi I muajve shkurt-mars’, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button