Shkëndija – Mlladost se priti fundin, luhet nesër

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të ndërpritet ndeshja kampionale e javës së 21-të, ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost CD që zhvillohej në stadiumin e Çairit në Shkup.

Takimi është ndërprerë në minutën e 68-të pranë rezultatit 0-0. Për ndërprerjen e takimit u morën vesh dy kapitenët e skuadrave, ndërsa më pas gjyqtari kryesorë i takimit Konstantin Vllaho dha shenjë që ndeshja të mos vazhdohet dhe e njëjta të luhet nesër nga fillimi.

Shkëndija kishte shumë raste në pjesën e parë, sikurse edhe dy herë u kanos edhe Mlladost, ndërsa në pjesën e dytë Besart Ibraimi nuk shënoi nga pika e bardhë.

Takimi do të luhet në terminin e njejtë në ora 14:00, kur në të njejtën kohë luajnë edhe Vardari – Bregallnica e Shtipit, me çka edhe do të kompletohet java e 21. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button