Regjimi i Asadit bombardon civilët, 15 të vrarë dhe 40 të plagosur

Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën të hënën, kur avionët ushtrisë besnike të regjimit sirian të Asad bombarduan një treg në vendbanimin Ebu Zuhur në qytetin Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bombardimeve në disa pjesë të Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, është goditur edhe një treg në të cilin shitej lëndë djegëse.

Siç ka raportuar gazetari i AA-së duke u thirrur në burime lokale, avionët luftarakë goditën tregun ku gjatë kohës së sulmit po qëndronin shitësit dhe blerësit, në një kohë kur frekuenca e konsumatorëve është e madhe. Zjarri në treg u shua disa orë pas sulmit.

Forcat e regjimit të Asadit bombarduan të hënën në mëngjes rrugën në mes të Jebel Ekrad dhe Idli-itb në rajonin Turkmendag, rruga e vetme që lidh dy vendet në Siri, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Në sulmin artilerik dhe raketor janë goditur edhe vendbanimet turkmene të cilat ndodhen përgjatë rrugës.

Marrëveshja për ndalimin e luftimeve në Siri, e cila hyri në fuqi më 27 shkurt deri më sot është shkelur 312 herë, thuhet në raportin e Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button