LSDM insiston: Të hiqet taksa radiodifuzive, si pagesë e obligueshme

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në Kuvend ka propozuar heqjen e taksës radiodifuzive. Sipas tyre është e palogjikshme që kjo pagesë të jetë e obligueshme, raporton Portalb.

“Propozojmë heqjen e taksës radiodifuzive si pagesë e obligueshme ligjore për qytetarët. Këtë e bëjmë për disa arsye. E para, është dispozitë e plan programit tonë partiak, ku pjesa më e madhe e financimit të servisit publik parashihet të bëhet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. E dyta, edhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë është e palogjikshme të paguani për shërbim që nuk e pranoni, një numër i madh i qytetarëve nuk i marrin shërbimet e servisit publik radiodifuziv. Pse të paguajnë diçka që nuk e shfrytëzojnë?! Dhe, e treta, RTVM mbi 90% të të hyrave i ka nga para të popullit, 67% taksa radiodifuzive, 5% nga Ministria për shoqëri informative dhe Ministrisë për kulturë, 16,8% drejtpërsëdrejti nga buxheti. Do të thotë vetëm 7% mbi ata 90% janë nga reklamat dhe shërbimet shtesë”, u shpreh Tomisllav Shuntev duke shtuar se në këtë mënyrë, qytetarët e mbushin buxhetin nëpërmes tatimeve, esenca mbetet e njëjtë.

Shuntev kërkoi të ndërpritet keqtrajtimi i qytetarëve të Maqedonisë me ngarkesa shtesë. “Ne të gjithë jemi dëshmitarë që në taksën radiodifuzive është përfshirë edhe Drejtoria e të Hyrave Publike, bllokohen llogaritë e qytetarëve, pastaj harxhime shtesë për cbllokimin e llogarive… Qytetarët e Maqedonisë duhet të lirohen nga këto keqtrajtime”, theksoi ai.

Shuntev ka rikujtuar se LSDM nga viti i kaluar ka propozuar këtë çështje.

Në pyetjen se a mendon se propozimi i tyre do të pranohet nga pushteti, Shuntev me përgjigje: “Asnjë nga propozimet tona deri më tani nuk janë mbështetur nga pushteti. E dini, pushteti tanimë e ka dëshmuar shpesh se nuk i pranon propozimet tona, pastaj del me propozime të saja të modifikuara por që në esencë janë të njëjta me atë që ne kemi propozuar. Le ta bëjnë edhe kësaj here të njëjtën”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button