Maqedoni, për 3 muaj kanë vdekur 53 foshnja

Gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2015, në Maqedoni kanë vdekur 53 foshnja. Ky numër është më i vogël nga e njëjta periudhë e vitit 2014, apo gjegjësisht atëherë numri ka qenë 57. Më së shumti foshnja kanë vdekur në Shkup, nëntë, ndërkaq me nga shtatë janë Manastiri, Tetova, Kumanova dhe Velesi, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri është duke u rritur edhe të foshnjave që lindit të vdekura. Nga tetori i vitit 2014 numri i foshnjave që kanë lindur të vdekura është 37.

Krahasuar me tremujorin e funti të vitit 2014. Gjatë vitit 2015, numri i përgjithshëm i vdekjes së njerëzve është zvogëluar për 1.3%, ndërkaq për 0.6% është rritur numri i foshnjave të gjalla. Në lidhje me martesat, ka më shumë të shkurorëzuar se sa të kurorëzuar në krahasim me vitin 2014.

Statistika e zezë për disa organizata joqeveritare tregon se shteti në listën evropiane ende është lartë sa i përket foshnjave që kanë vdekur në krye të 7 ditëve pas lindjes. /Portalb

tabela

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button