fbpx

Për shqiponjën me dy koka, kryqin 50-metërsh dhe pajisjet tjera urbane

Raportimi mediatik në të cilin ngjarjet e këtilla mbeten në nivelin e lajmeve bombastike afatshkurta, pa dekonstruksion dhe analizë të detajuar… bëhet vegël e partive politike në homogjenizimin e njerëzve në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare dhe forcimin e grupeve kundërshtare të votuesve.

Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Prej 14 deri më 17 shkurt mediet shkruan për vendosjen e përmendores në formë të shqiponjës eme dy koka në komunën e Çairit. Në vend publik, në hapësirë publike e cila u takon të gjithë qytetarëve të komunës me përbërje të përzier etnike dhe fetare.

Gazetarët veçanërisht u interesuan për ligjshmërinë e vendimit:

Inspektorët tashmë ishin në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për ndërtim të kategorisë së dytë, i cili është në kompetencë të nivelit lokal, gjegjësisht në kompetencë të komunës së Çairit. I kërkuam nga komuna dokumentet përkatëse për vendosjen e përmendores. Në qoftë se nuk i kanë, gjegjësisht nëse nuk kanë vendim, kërkuam që dërgimin e aktit administrative për largimin e përmendores.”

Në medie nuk u paraqitën informata të mëtutjeshme për veprimin e inspektoratit (ka marrë vendim, nuk ka vendim, ka ndërmarrë kompetencë, nuk ka ndërmarrë…). Si do qoftë, shqiponja me dy koka akoma gjendet në vendin ku është vendosur.

Prej 25 deri më 29 shkurt mediet shkruan për vendosjen e kryqit 50-metërsh në komunën e Butelit. Në hapësirë publike e cila u takon të gjithë qytetarëve të komunës me përbërje të përzier etnike dhe fetare.

Меdiet u interesuan për temën nga momenti i parashtrimit dhe i miratimit të iniciativës nga ana e Këshillit të komunës:

Iniciativa për ndërtimin e kryqit është parashtruar nga Kongresi botëror maqedonas më 18 shkurt të vitit 2016 deri te Këshilli dhe kryetari i komunës së Butelit. Këshilli e solli vendimin më 23 shkurt, ndërsa kryetari i komunës e lëshoi lejen për ndërtim më 25 shkurt.”

Interesi u rrit për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga funksionarët e lartë të partisë shqiptare në pushtet, BDI:

Eskalimin e mëtutjeshëm e shkaktoi prezenca e funksionarëve të lartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së në fillimin e ndërtimit të kryqit dhe reagimi i anëtarëve të BDI-së në pushtet:

Interes më të madh për mediet paraqiste edhe informata se ngjarjen e siguron policia:

Në një pjesë të medieve është parashtruar pyetja për pasojat që mund t’i ketë një aktivitet i këtillë mbi marrëdhëniet ndëretnike:

A do të shkaktojë tensione të reja etnike vendosja e kryqit në Butel? A do të qërohen hesapet me bashkëjetesën fetare në Butel? – A luajnë komar VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja me nervat e qytetarëve në këtë komunë të Shkupit?”

Në një pjesë tjetër të medieve është bërë përpjekje të mbrohet, gjegjësisht të sqarohet vendosja e kryqit si reagim normal ndaj vendosjes paraprake të përmendores në formë shqiponjës me dy koka në komunën e Çairit (Fluturimi nën Badenter).

Mediet e ndryshme transmetonë qëndrime të kundërta për atë se a paraqet vendosja e kryqit rrezik ër bashkëjetesën ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare ose, përkundrazi, paraqet mbështetje për bashkëjetesën:

Interesi për këtë temë zgjat saktësisht tre ditë. Prej 26 shkurtit deri në 29 shkurt të vitit 2016. Më 1 mars 2016 nuk ka asnjë fjalë për kryqin, nuk ka analizë të mëtutjeshme, nuk parashtrohen pyetje dhe hulumtim të detajuar të problemit. Mirëpo, paraqitet temë e re e interesit: “Vazhdojnë arsyet për tensione ndëretnike: shtyllë 50-metërshe me flamur shqiptar në Saraj?!”.

Një pjesë e medieve i vëndojnë aktivitetet e tilla dhe të ngjashmet me to në shportën e veglave të strukturave në pushtet për sigurimin e trupit të tyre votues.

Në një pjesë të medieve janë transmetuar qëndrime të qarta të organizatave joqeveritare dhe të qytetarëve në lidhje me vlerën përdoruese të përmendoreve të vendosura:

Partitë në pushtet në Maqedoni udhëheqin politikë shumëvjeçare të ndarjes së qytetarëve, si në bazë fetare ashtu edhe në bazë etnike – thotë Xhabir Deralla nga organizata qytetare Civil, duke i komentuar aktivitetet e fundit për vendosjen e kryqit dhe shqiponjës me dy koka.”;

“- Në njërin skaj të qytetit me të madhe ndërtohen kryqa, ndërsa në pjesën tjetër vendosen shqiponja. Kjo duhet të ndërpritet dhe duhet të fillohet me ndërtimin e gjërave që do ta simbolizojnë jetën e përbashkët, e jo ndarjen – thtoë Fati Bajrami, banor i Çairit.”

Të dyja ngjarjet janë shoqëruar me reagim të bujshme me jetë shumë të shkurtër mediatike, ndërsa kanë pasoja afatgjate mbi qytetarët e vendit.

Atë që nuk e bënë mediet ishte që të vendosin këto ngjarje në korelacion me vlerat themelore demokratike e veçanërisht me parimin e sundimit të së drejtës dhe me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në fakt, në të dyja rastet, nuk bëhet fjalë vetëm për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, por bëhet fjalë për akte të prishjes së themeleve të shtetit demokraatik dhe të rendit aktual kushtetues.

Edhe përkundër interesit të shfaqur për procedurat në të cilat janë sjellë këto dy vendime, mediet nuk treguan interes për një analizë më të thellë ku do t’i zbulonin lëshimet teknike-procedurale, mirëpo edhe të shkeljes materiale të të drejtës dhe mungesës së mekanizmave mbrojtës në raste kur do të konstatohet shkelja e tillë. Domethënë, është shkelur parimi i sundimit të së drejtës.

Në asnjërin nga këto raste mediet nuk parashtruan pyetje për atë se a janë pyetur për këtë qytetarët? Jo në referendum, por në debat publik ku ata mund të thonë se çka presin të bëjë komuna, çfarë ndërtimesh duhe të ketë në komunë dhe në çfarë mënyre duhet të rregullohet hapësira publike që e shfrytëzojnë për çdo ditë. Debatet publike pas vetes lënë procesverbale, përfundime, analiza, rekomandime si dëshmi se janë mbajtur. Е, kjo është demokraci.

Në asnjërin nga këto raste mediet nuk parashtruan pyetje për funksionimin e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive (si kategori e paraparë me kushtetutë) dhe në komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në komuna. Mediet nuk u interesuan se pse para vendosjes së përmendores në formë të shqiponjës me dy koka kjo çështje nuk është shqyrtuar në Komisionin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në komunën e Çairit, dhe pse nuk ekziston një komision i këtillë në komunën e Butelit? Me fjalë të tjera – nuk është respektuar Kushtetuta.

Меdiet, poashtu, nuk janë interesuar për funksionimin e qeverisë, ministrat e së cilës takohen në rrugë si pjesë e turmave kundërshtare.

Меdiet nuk treguan interes që ta hulumtojnë prejardhjen e mjetev që shfrytëzohen për ndërtimin e përmendoreve në këto dy komuna, t’i identifikojnë shoqatat që qëndrojnë prapa këtyre mjeteve, t’i kontrollojnë ueb-faqet e tyre e veçanërisht llogaritë përfundimtare të cilat duhet të jenë në dispozicion për publikun. Për shembull, kur bëhet fjalë organizatat joqeveritare që qëndrojnë prapa shqiponjës me dy koka, ato janë krejtësisht të panjohura, ndërsa ueb-faqja e shoqatës së qytetarëve me emrin “Kongresi botëror maqedonas” aspak nuk funksionon. Ose ndoshta u besuan deklaratave defokusuese të disa politikanëve se bëhet fjalë për donacione, e pasi bëhet fjalë për donacione – dispozitat financiar të shtetit nuk vlejnë, apo jo!?

Raportimi mediatik në të cilin ngjarjet e këtilla mbeten në nivelin e lajmeve bombastike afatshkurta, pa dekonstruksion dhe analizë të detajuar, nuk kontribuon as për prishjen e mbushjes emocionale që është karakteristike për situatat e këtilla, as nuk është në funksion të zhvillimit të demokracisë, kontrollit të pushtetit dhe mbështetjes së shoqërisë, që është multikulturore dhe multikonfesionale, por bëhet vegël e partive politike në homogjenizimin e njerëzve në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare dhe forcimin e grupeve kundërshtare të votuesve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close