Shqipëri: Reforma në drejtësi, Meta takohet me ambasadorët Vlahutin dhe Lu

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe atë të SHBA-së, Donald Lu. Reforma në drejtësi ka qënë në fokus të bisedimeve mes tre palëve, njofton TCH.

Të gjitha palët kanë rënë dakord dhe kanë shprehur pranimin e rekomandimeve të Venecias tha Meta, dhe tashmë puna voluminoze për reformën në drejtësi ka krijuar shtratin dhe është bazë solide për konsensus.

Është e domosdoshme është shprehur Meta që të gjitha palët të kenë një lexim racional dhe objektiv ndaj opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ai theksoi se për të gjitha çështjet që palët ndajnë qëndrime të ndryshme, duhet t’i adresohen ekspertëve të EURALIS-it dhe OPDAT-it, opinioni i të cilëve duhet të shërbejë si bazë për konsensusin përfundimtar dhe miratimin sa më parë të kësaj reforme madhore për vendin dhe qytetarët shqiptarë.

Më pas kreu i Kuvendit informoi ambasadorët mbi nisjen nga puna të komisionit të reformës zgjedhore dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button