Një punëtor u lëndua gjatë rënies nga skela

Një tetovar 58-vjeçar dje është lënduar gjatë rënies nga skela në fshatin Dobrenoec të Kërçovës.

Tetovari V.M., gjatë rënies prej 6 metrave ka marrë lëndime në pjesën e kurrizit dhe është dërguar në entin shëndetësor publik në Kërçovë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Për ngjarjen, kumtoi MPB, janë njohtuar inspektorët nga mbrojtja gjatë punës dhe nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button