Gratë më tepër viktima të dhunës, më pak të përfshira në proceset paqësore

Gratë nuk janë të përfshira sa duhet në proceset paqësore dhe politikat e sigurisë. Kjo u tha në konferencën e organizuar nga ministria e punëve të jashtmeme rastin e Ditës Ndërkombëtare e Grave më 8 Mars.  Ndërsa ajo që është shqetësuese dhe që është shprehur në këtë konferencë është përfshirja e grave në konfliktet e armatosura, qofshin ato viktima apo edhe si ushtarë, raporton TV21.

Dragana Kiprijanovska zëvendës ministre e Punëve të jashtme theksoi se gratë po vazhdojnë të jenë viktima të dhunës dhe konflikteve, ndërsa më pak të pranishme në proceset apo bisedimet paqësore. Sipas saj, jetesa bashkëkohore përmes të lëvizjes shoqërore globale jep shpresë për ardhmëri të barazisë dhe drejtësisë gjinore, që buron edhe nga Rezolutën 1325 e Këshillit Të Sigurisë së OKB.

Kiprijanovska prezantoi një hulumtim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit  35 % e grave nga bota janë viktima të dhunës fizike dhe seksuale.

Ambasadori holandez në Maqedoni, Willem Wouter Plomp foli për këtë temë duke pasqyruar gjendjen aktuale me krizën e refugjatëve, ku shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button