Kampionët e mundjes nga BESA e Dobërdollit kthehen me tre medalje të bronzta nga Turneu në Kroaci

Klubi i Mundjes “Besa” nga Dobërdolli i Gostivarit ka marr pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes të mbajtur Koprovnicë të Kroacisë.

Garuesit e KM Besa kanë tre medalje të bronzit edhe atë Tarik Medi, Besnik Ristemi dhe Albin Kamberi, ndërsa Sokol Ristemi e ka fituar vendin e katër, shkruhet mes tjerash në faqen zyrtare të faqes BESA Dobërdoll, raporton për Portalb Sh.Seferi.

Klubi i mundjes Besa është fitues i tre medaljeve bronz në një konkurrencë të ashpër me 418 pjesëmarrës. Vërtet ndjehemi krenar, ngase është një arritje e madhe”, shprehet kryetari i klubit Besa, Sefedin jonuzi.

“Ishte një konkurrencë të fort ku morën pjesë 418 garues prej 9 shteteveshprehet trajneri i klubit të Mundjes Besa, Bujar Kadriji.

”SHAMPIONËT SOT U NISËN PËR NË VENDLINDJE
Mendohet të arrijnë rreth orës 19:oo eventualisht në ora 20:oo’ në mbrëmje.
U dëshirojmë rrugë të mbarë dhe të arrijnë shëndosh e mirë.

JEMI KRENAR ME JU DJEMA!

Ndërkohë “pranoni përshëndetjet më të sinqerta nga Kryetari i Klubit Sefedin Jonuzi dhe trajnerit Bujar Kadriji. Ne ju themi faleminderit juve për angazhimin, mundin dhe sakrificën që jepni vetëm e vetëm të realizoni ëndrrat e rinisë së fshatit Dobërdoll. Ne tanimë fituam edhe një histori!”-shkruhet mes tjerash në faqen zyrtare të faqes BESA Dobërdoll, raporton për portalb Sh.Seferi.

Ekipin e Besës e kanë mbështetur edhe bashkëqytetarë  tifozë nga Dobërdolli që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button