Ambasadori i Shqipërisë vizitoi shkollën Wilson për 7 Mars

Sot, në shkollën Wilson për vizitë ishte ambasadori i R. së Shqipërisë Fatos Reka, i cili u prit nga nxënësit, menaxhmenti dhe stafi mësimdhënës.

Pasi vizitoi Kampusin Shkollorë dhe u njoh për së afërmi me rrjedhën e punës, ambasadori realizoi një takim me administratën e Shkollës, ku drejtoresha Elita Masha e njoftoi me punën edukativo-arsimore, programin ndërkombëtarë që realizohet në këtë shkollë si dhe programin special ku mësohet Rilindja dhe Historia Kombëtare Shqiptare.

U diskutua për rolin e veçantë që luan shkolla Wilson në Maqedoni për edukimin e brezave të ardhëm. Drejtoresha e shkollës pasi e falënderoi ambasadorin për vizitën, u shpreh se “Për ne si shkollë vizita e Ambasadorit të R. së Shqipërisë për 7 Mars është e një rëndësie të veçantë, përveç simbolikës ajo përfaqëson edhe peshën dhe rolin që kanë shkollat për edukimin e gjeneratave dhe ngritjes kombëtare si e vetmja rrugë për tu përballuar me sfidat e globalizimit”. Nga ana tjetër ambasadori Reka shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe tha që “ Jam i mrekulluar me këtë që shoh, ju jeni një fidanishte e edukimit të gjeneratës së re”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button