Australi, të paktën një person i vrarë nga të shtënat në Sidnej

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat mëngjesin e sotëm në një kompleks industrial në Sidnej të Australisë, pas së cilës policia u vu në ndjekje dhe negociatorët rrethuan zonën ku ishte strehuar sulmuesi, raporton Anadolu Agency (AA).

Stacioni televiziv ABC njoftoi se tre persona në jugperëndim të qytetit janë larguar nga zona dhe kanë hyrë në automjetin e policisë pas më shumë se pesë orë nga incidenti.

Policia më herët njoftoi se nga të shtënat ishte vrarë një 43-vjeçar si dhe dy të tjerë ishin plagosur nga plumbat të cilët u dërguan në spitalin më të afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button