Të jesh mësues

Emri mësues është emër hyjnor, që të mëson si të jetosh, si ta fitosh lirinë, si të bëhesh njeri me vetëdije kombëtare, si të bëhesh atdhetar, si të bëhesh hero, si të bëhesh pishtar i trollit trim, si të bëhesh fuqi e kombit, si të bëhesh komb i madh dhe i fuqishëm në botë!

Të jesh mësues, duhet të kesh psiko-fizikën e të mësuarit, mësimdhënies, të kesh njohuri universale, të dish të veprosh me të gjitha nivelet psikologjike të nxënësit, ta ndërtosh bazamentin e personalitetit, ta ndërtosh themelin e kombit, kulturës e historisë kombëtare! Të jesh mësues do të thotë të jesh hero i gjallë universal edhe në pamje edhe në mendje në inteligjencë edhe i guximshëm, ku ngjallë ndjenjën e lirisë, rilindë luftëtarin e lirisë në zemrën e nxënësit!

Të jesh mësues në ditët e sotme , ku nga çdo anë je i përbuzur, nënçmuar dhe aspak e vlerësuar nga institucionet, aq më shumë që sot 7-Marsin e presim me portfoliot e zbrazura, me të vërtetë është një sakrificë e madhe. Në këtë kohë të pakohë, përballuam rreziqet, por i qëndruam dhe do qëndrojmë besnik misionit tonë fisnik! Uroj që 7-Marsi i ardhshëm të na gjej të lumtur e të buzëqeshur! Me shpirt të thyer, e me shpresë në vetëdijesim institucional, urime dhe nga shumë mote 7-Marsin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button