Fillon beteja e Veselit për PDK-në

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, të mërkurën Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Për ta marrë “timonin” e partisë, Veseli s’ka kundërkandidat serioz

Kadri Veseli duket se nuk do të ketë konkurrencë për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit. Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit, por shpejt pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së. Sipas burimeve brenda partisë më të madhe në vend, gjasat maksimale janë që zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli, ta marrë drejtimin e partisë. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se me statut është e paraparë që në mungesë të kryetarit të partisë, atëherë atë e zëvendëson zëvendëskryetari.

“Faktikisht me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit në baza statutare këtë funksion e ushtron zëvendëskryetari, i cili është Kadri Veseli si zëvendëskryetar i vetëm”, ka thënë Musmurati.

Pas një takimi, Kryesia e PDK-së ka propozuar që të mërkurën të thirret Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar dhe për ta caktuar konventën e përgjithshme, ose të jashtëzakonshme, për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button