“I përndjekuri i dashurisë”, kërkoni poezinë tuaj për ta shuar afshin e shpirtit

“I përndjekuri i dashurisë” është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhje të tillë, por si një dëshmi se poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar.af3935b6e25e13c9e1ae88832af46ebc

Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive, ndaj Portalb ua sugjeron ta lexoni këtë libër të mrekullueshëm.

Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë.

Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

E në këtë kohë kur njerëzit janë bërë më të distancuar nga njëri – tjetri, përmbledhja “I përndjekur i dashurisë” është ilaçi më i mirë për të kuruar shpirtrat e trazuar dhe për të risjellë te to, ndjenjën më të bukur: dashurinë, të cilës Dritëro Agolli nuk u lodh asnjëherë duke i shkruar. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Libri i javës së tetëmbëdhjetë: “Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button