Ku është dielli?

E ke parasysh prangën e hapur të urrejtjes që liron duart e fatkeqësive ?
E kjo quhet robëri egoizmi,që prangos shpirtmirësinë në burgun e harresës
E njeh bukurinë e trëndafilit të dytyrësisë,gjemba e të cilit shpon papritur sinqeritetin?
E kjo quhet dhimbje besimi,që qëndron e freskët edhe pas mijëra viteve të vdekjes së dyshimit
E ndjen nxehtësinë e dëborës që përvlon e ngurron ndjenjat në humnerën e pashprehësisë ?
E kjo quhet gjakftoftësi shpirti,që buron nga madhësia e maleve të frikës
E vëren shkëlqimin e errësirës së zhgënjimit ndriçues që verbëron sytë e shpresës ?
E kjo quhet pangjyrësi ardhmërie,që dobëson largpamësine e përparimit
E dëgjon menqurinë e gënjeshtrës që udhëheq me mijëra ushtarë të mendjes lakmitare ?
E kjo quhet luftë me armë mjerimi,që shënjestërojnë dhe godasin kudo e ngado
Ja se si duket ky dimër i thatë  i kësaj gjendjeje njerëzore,
Që fryen acarin e mizorive të shumta,e mbulon tokën e njerëzimit me dëborën e saj
Por,ku është dielli i ngrohtë i përmisimit që shkrin këtë ngrirje të hatashme?
A do del ndonjëherë prapa maleve të ligësive,e të qëndron në mesin e qiellit të shpirtit të pastër?
Apo ende do qëndron atje larg,shumë larg njerëzve që shkaktuan largimin e tij…

 

Nga Vlerona Veliu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button