Ganiu: Një barazim që ua dedikojmë “Shvercerave”

Shkupi ka vazhduar të jetë një ndër ekipet që si mysafore luan shumë mirë, duke mbetur e pamposhtur edhe në duelin e sotëm simysafore e Rabotniçkit 1:1.

Shkupjanët, nën udhëheqejen e trajnerit Visar Ganiu, kanë një fillim të mrekullueshëm të sezonit pranveror, tri ndeshje pa disfatë dhe shtatë pikë të grumbulluara, duke vazhduar nga java në javë të afrohet sa më pranë synimit të mbetjes në “Play-off”.

“Sigurisht se ne kishim thënë se gjithçka pos disfatës për ne do të jetë rezultat pozitiv, duke e ditur se Rabotniçki është skuadër tejet e fortë dhe nuk është lehtë të zhvillosh lojë. Por ne treguam se mundemi të jemi më të mirë dhe na vjen keq që i humbëm dy pikë në këtë duel, pasi që golin që e pësuam, nuk arritëm ta pastrojmë topin e dëbuar dhe thjesht pësuam gol pa ndonjë rast konkret të kundërshtarit. Jam i kënaqur nga ajo që treguan të gjithë futbollistë, si ata që luajtën nga minuta e parë edhe ata që u futën në ndeshjen si zëvendësues. Këtë pikë padyshim se ua dedikojmë të gjithë tifozëve tanë, e në veçanti për “Shvercerat” të cilët edhe pse nuk u lejuan të jenë me ne në Veles, zërat e tyre i kishim me ne edhe nga distanca. Do të mundohemi të përimirësojmë lojën tonë edhe për duelin me Sileksin, ndërsa do të evitojmë gabimet që i kemi bërë ndaj Rabotniçkit”, ka thënë trajneri Visar Ganiu

Tifozët "Shvercerat"
Tifozët “Shvercerat”

Futbollsitët e Shkupit do tu kthehen stërvitjeve të martën, ndërsa deri të mërkurën do të jenë të lirë ata të cilët e filluan ndeshjen ndaj Rabotniçkit. Skuadra tani do të përgatitet për duelin me Sileksin, ndeshje kjo që është parapa të luhet të dielen me 13 Mars në stadiumin e Çairit në Shkup. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button