Bejtullai: Nuk besoj të kemi problem me Mlladostin

Skuadra ‘kuqezi’ është para sfidës së katërt pranverore, e treta në kampionat. Futbollisët duken të determinuar për të vazhduar ecurinë pozitive që ekipi është duke prodhuar në gjysmësezonin pranveror, pasi në katër tre takimet e para shënoi po aq fitore me gol diferencë 7:0. Dy herë u mund Horizonti (2:0 në kampionat dhe 0:2 në Kupë), ndërsa para një jave në Koçani 0:3 u mposht Bregallnica. Xhiroja e 21 sjell ballafaqim me Mlladost Carev Dvorin, të cilin Shkëndija në cilësi të vendases do ta luajë në Çair të Shkupit.

“Nga takimi me Mlladost Carev Dvorin presim që publiku të jetë në nivelin e duhur për të na mbështetur edhe më shumë, ashtu si bënë në takimin me Horizontin në Kërçovë. Ne e respektojmë maksimalisht ekipin e Mlladostit, mirëpo nuk besoj se do të kemi ndonjë problem. Më me rëndësi është fitorja, të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët“, deklaroi mbrojtësi Egzon Bejtullai.

Pas fitores së mesjavës me Horizontin, ekipi është rikuperuar dhe është përgatitur për sfidën me Mlladostin që duhej të luhet të dielën, mirëpo u shty për 24 orë. Pas një periudhe të gjatë në 18-she përfshihet mesfushori brazilian Viktor Juffo, i cili në vjeshtë këputi ligamentet, ndërsa tani më është gati për tu rikthyer. Mbeten jashtë Hasani dhe Rech të lënduar prej më parë, ndërsa futbollistët tjerë janë të tani më në formë garuese. Ndeshja Shkëndija-Mlladost C.D. luhet të hënën në Çair të Shkupit, me fillim në orën 14:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button